“Paketa e re fiskale, pa filozofi të qartë dhe logjikë ekonomike”

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 22:24 | Ekonomi
“Paketa e re fiskale, pa filozofi të qartë dhe logjikë

Në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, ekspertët e ekonomisë analizuan paketën e re fiskale dhe komentuan nëse ndryshimet në të do të ndihmojnë ekonominë shqiptare në këtë moment të vështirë të krizës globale.

Olti Rrumbullaku, ekspert për taksat, deklaroi se “kriza është shumë e ndërlikuar për t’u zgjidhur vetëm me politikë fiskale”.

https://a2news.com/2022/10/19/paketa-fiskale-na-demton-bizneset-i-dergojne-qeverise-listen-e-kerkesave-per-ndryshim/

Ndërsa Flobenc Dilaveri, ish-zv/drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, e kritikoi këtë paketë fiskale: “Në këtë paketë dallohet mungesa e një filozofie të qartë dhe logjikës ekonomike. Gjithsesi, duket që theksi kryesor është mbledhja e të ardhurave në forma më të lehta, duke rënduar masën e gjobave apo duke ndërhyrë në elemente të rritjes së detyrimeve tatimore. Por, mendoj që do të ketë reflektime”.

https://a2news.com/2022/10/12/projekt-paketa-fiskale-2023-hiqet-tvsh-per-drute-dhe-energjia-elektrike-shtrenjtohen-cigaret/

Edhe eksperti tjetër i taksave, Sotiraq Dhamo, ishte në të njëjtën linjë: “Kjo paketë fiskale është bërë më shumë për të arnuar apo për të rregulluar diçka që mungon, sesa në frymën e një filozofie të qartë që të mbështesë buxhetin e vitit të ardhshëm. E shikoj në dy këndvështrime: në atë të krizës aktuale dhe me çështje të administrimit, që më shumë vijnë si pasojë për të mbuluar paaftësinë e përhershme të administratës tatimore”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/19/cfare-permban-paketa-fiskale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos