
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve për prezantimin e paketës të rezistencës sociale. Gjatë një takimi në Durrës, ku në krah kishte Ministren e Financave dhe kryetaren e sapozgjedhur, Ermiriana Sako, Rama theksoi se taksat mbi karburantet nuk mund të hiqet pasi në të kundërt qeveria do të ishte e detyruar të rrisë çmimin e energjisë elektrike.
Paketa e rezistencës sociale është kryefjala e aktiviteteve kryeministrore. Këtë të mërkurë ishte radha e përfaqësuesve të biznesit të vogël për të dëgjuar argumentet e Edi Ramës për masat e marra nga qeveria për të amortizuar rritjen e çmimeve, kryesisht atyre të karburanteve.
Qytetarët që kërkojnë më me ngulm uljen e çmimeve, kanë disa ditë që i protestojnë poshtë zyrës. Thirrjet e tyre për Kryeministrin janë zëra të njohur.
Protesta e radhës për uljen e çmimeve është njoftuar për ditën e shtunë poshtë zyrës së Edi Ramës. (A2 Televizion)