Rama, ftesë Bashës: Të bashkojmë forcat

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 19:45 | Aktualitet
Rama, ftesë Bashës: Të bashkojmë forcat

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të bashkuar forcat në luftën kundër koronavirusit.

“Të bashkojmë forcat, të ballafaqojmë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimit të tyre. T’i flasim popullit me një zë për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, tha Rama.

“Uroj që ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër. Sapo kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë na ndan nga ecja drejt daljes apo ecja mbrapsht në qorrsokak”, shtoi kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos