
5 persona mbetën të plagosur rëndë pasi një makinë e drejtuar nga një palestinez hyri në një zonë pedonale në Jeruzalem dhe nisi të përplaste kalimtarët.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në tregun Machane Yehuda, një zonë e frekuentuar nga qindra banorë dhe turistë.
Sipas policisë, agresori ishte një 39 vjeçar palestinez nga pjesa lindore e Jeruzalemit, i cili u ekzekutua menjëherë në vendngjarje nga një civil që kishte armë.
Sulmi u regjistrua në të njëjtën ditë kur Izraeli shënon Ditën e Kujtesës, në nder të ushtarëve dhe viktimave të sulmeve terroriste, një datë solemne në kalendarin hebre.
Kryeministri Benjamin Netanyahu reagoi menjëherë për sulmin duke e cilësuar atë si një tentativë tjetër për të vrarë qytetarët izraelitë. (A2 Televizion)