Palmer vjen në Shqipëri më 9 prill, panoramën e parë e merr nga Cakaj

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 15:16 | Politikë
Palmer vjen në Shqipëri më 9 prill, panoramën e parë e

Një panoramë të parë të situatës që do të gjejë në Shqipëri në 9 prill, Matthew Palmer e mori gjatë takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë.

Gent Cakaj, sipas njoftimit të ministrisë, e informoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Palmer mbi zhvillimet në Tiranë.

“Proceset e brendshme, reforma në drejtësi dhe çelja e negociatave ishin tema të diskutimit”. Thuhet në njoftim, sipas të cilit, zyrtari i lartë amerikan, është ndalur vetëm te bashkëpunimi me Shqipërinë në NATO.

Për krizën politike, do të diskutohet më të gjithë palët, gjatë fillim javës së ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos