All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pamela Anderson martohet me truprojën, u dashuruan gjatë bllokimit të koronavirusit

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 10:47 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Aktorja Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj, me të cilin ra në dashuri gjatë bllokimit të koronavirusit.

Ylli i “Baywatch” lidhi kurorë për herë të pestë me Dan Hayhurst, në një ceremoni intime në Vancouver Island, në prag të Krishtlindjes.

All - Paragraf - 3

Anderson ka ndarë fotot mahnitëse të dasmës, ku shfaqet duke mbajtur një buqetë të vogël me trëndafila rozë dhe të bardhë.

Anderson rrëfen se u takua me Hayhurst, në fillim të bllokimit nga koronavirusi, vitin e shkuar dhe prej asaj kohe, nuk janë ndarë në asnjë sekond.

Ndërkaq 52-vjeçarja ka qenë më e herët e martuar me yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, Brandon dhe Dylan. Ajo ka qenë gjithashtu e martuar me muzikantin Kid Rock, dy herë me biznesmenin Rick Salomon si dhe me producentin 74-vjeçar, Jon Peters, me të cilin u divorcua pas dy javësh. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos