Pamje apokaliptike nga Turqia, Hatay, një qytet i rrafshuar

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 13:03 | Bota

Hatay, është rajoni më jugor i Turqisë, në kufirin me Sirinë, i cili është më i goditura nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur rajonin gjatë kësaj të hëne.

Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundmi nga Hatay, ku një pjesë e madhe e ndërtesave janë rrafshuar. Deri tani janë konfirmuar 1300 persona të vdekur, por ekziston frika se ky numër mund të jetë shumë më i madh.

“Ju lutem, na ndihmoni! Rrugët janë bosh, nuk ka as ambulanca, as zjarrfikëse, as ekipe shpëtimi. Ju lutem na ndihmoni se po vdesim”, shkruan në rrjetet sociale një banor në Hatay.

Tërmeti i parë i regjistruar ishte 7,8 rihter gjatë orëve të para të së hënës, ndërsa me dhjetëra të tjerë e shoqëruan atë, më i forti në mesditë me magnitudë 7,7 rihter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos