Pamjet e tmerrshme nga tërmeti i dytë 7,7 Rihter në Turqi, shemben me dhjetëra ndërtesa

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 12:11 | Bota

Turqia nuk gjen qetësi. Pas tërmetit të orëve të para të së hënës 7,8 Rihter, një tjetër goditje e fuqishme, 7,7 Rihter ka ndodhur në mesditë.

Njerëzit e tmerruar kishin braktisur ndërtesat, ndërsa në tërmetin e dytë shumë godina janë shembur në sytë e qytetarëve.

Deri në mesditë, më shumë se 1 mijë persona janë konfirmuar të vdekur, me mijëra të tjerë janë plagosur e shumë kanë mbetur nën rrënoja. Gjatë ditës së sotme, mbi 70 lëkundje janë regjistruar që nga tërmeti që u ndje në Siri, Liban, Qipro e deri në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos