



































Si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitutë 7.8 Rihter në Turqi ka pasur edhe çarje të rrugëve, përpos ndërtesave shumëkatëshe që u bënë “hi” në pak sekonda.
Deri më tani, të paktën 641 persona kanë humbur jetën dhe pritet që shifrat të rriten në vijim. Me qindra qytetarë mendohet që të jenë ende të bllokuar nën gërmadha, ndërsa ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat më të prekura.
Në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shihet sesi është çarë asfalti në Gaziantep, Turqinë jugore.
Në Twitter nën hashtagun #TurkeyEarthquake, qytetarët vijojnë të publikojnë pamje tragjike nga rrëzimi i ndërtesave shumëkatëshe, shpëtimi i njerëzve që ndodhen nën rrënoja, si dhe momente të filmuara kryesisht nga kamerat e sigurisë kur janë regjistruar lëkundjet e tokës. (A2 Televizion)