Pamje “apokaliptike”, tornadot shkatërrojnë ç’iu del përpara në Hjuston

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 11:26 | Bota

Tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha në Hjuston. Erërat arritën më shumë se 160 kilometra në orë, duke shkatërruar shumë ndërtesa, u rrëzuan shtylla, e u përmbysën disa makina.

Autoritetet lokale të meteorologjisë dhanë fillimisht alarmin për një tornado të rrezikshme që pritej të godiste zonën dhe kjo bëri që banorët të merrnin masat paraprake. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmet kolosale të shkaktuara nga stuhia e madhe.

Të paktën 120 mijë banesa në Teksas kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit energjetik. Shkollat u mbyllën të martën dhe të mërkurën në të gjithë Oklahomën. Ndërkohë, në disa zona të Hjustonit, bora arriti një trashësi deri në 15 centimetra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos