Një grup i madh me banorë të qytetit ukrainas Melitopol janë filmuar teksa detyrojnë ushtarët rusë të tërhiqen, teksa qëllojnë në ajër. Video e bërë virale në rrjet tregon ngjarjen dramatike, të ndodhur javën e kaluar.
Ushtarët rusë shihen teksa qëllojnë në ajër teksa tërhiqen, për të shmangur përballjen me civilët e paarmatosur.
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit në juglindje të Ukrainës, por banorët e tij janë filmuar shpesh në ditët e fundit duke protestuar kundër pushtimit rus. (A2 Televizion)