Pamje e trishtë, vetëm dritat e rrugës janë ndezur, i gjithë qyteti turk në errësirë pas tërmetit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 11:42 | Fotolajme

Malatya ishte një qytetet më të prekura nga tërmetet që goditën Turqinë më 6 shkurt. Më shumë se 2000 persona humbën jetën në këtë qytet, me mijëra të tjerë të plagosur. Sipas raportimeve më të fundit, më shumë se 1500 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa mijëra të tjera u dëmtuan dhe janë të pabanueshme. Por për shkak se një pjesë e mirë e banorëve janë larguar për në qytete të tjera, ose po jetojnë nëpër tenda të ngritura për të mbijetuarit e tërmetit, në qytet nuk ka më dritë. Në pamjet e xhiruara me dron nga mediat turke të dielën, shihet se i gjithë qyteti është zhytur në errësirë, pasi dritat e shtëpive janë të fikura. Të vetmet drita që qëndrojnë ndezur janë ato të rrugëve kryesore, që ofrojnë kështu një pamje të trishtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos