Zjarr tragjik në Francë, humbin jetën nëna dhe 7 fëmijët

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 10:26 | Bota
Zjarr tragjik në Francë, humbin jetën nëna dhe 7

Një ngjarje tragjike është regjistruar, mbrëmjen e së dielës, në Francë, ku 7 fëmijë dhe nëna e tyre kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonin.

Tragjedia u regjistrua në Charly-sur-Marne, një rajon që ndodhet në veri të Francës.

Sipas të dhënave, viktimat janë të moshës 2-14 vjeç, ndërkohë që babai i tyre është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Të gjithë anëtarët e familjes ishin në gjumë në momentin e zjarrit, dhe ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë, duke e bërë të pamundur evakuimin e tyre.

Zjarri në banesë u shua në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që vijojnë hetimet për shkaqet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos