Tërmeti në zonën kufitare turke, 400 viktima vetëm në Siri

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 10:13 | Bota
Tërmeti në zonën kufitare turke, 400 viktima vetëm në

Tërmeti që goditi zonën juglindore të Turqisë ka qenë shkatërrimtar dhe në shumë zona të Sirisë, duke qenë se epiqendra ishte në një zonë kufitare mes dy vendeve.

Sipas të dhënave paraprake, vetëm në Siri raportohet të kenë humbur jetën 400 persona, ndërkohë që dëmet janë shumë të mëdha.

Rajonet më të prekura nga lëkundjet në Siri janë ato të Hama, Latakia, Aleppo e Idlib, ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja.

Qindra pallate janë shembur, ndërkohë që mediat lokale deklarojnë se bilanci i viktimave mund të përkeqësohet në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos