Prej kohësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se pas përfundimit të Arenës Kombëtare në kryeqytet, radhën e kanë ndërtimi i stadiumeve në Kukës dhe në Fier.
Tashmë, projekti i impiantit të Fierit është prezantuar zyrtarisht nga kryebashkiaku Armando Subashi.
Edhe pse mungojnë detajet teknike, duke nisur nga kosto financiare apo kapaciteti që do të ketë struktura e re, pamjet janë vërtetë fantastike.
Stadiumi i Fierit do të jetë një investim i përbashkët i Federatës së Futbollit dhe qeverisë shqiptare. Ai do të ndërtohet në periferi të qytetit dhe sipas projektit të prezantuar, nuk do te prekë impiantin aktual "Loni Papuçiu". (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )



