Pamjet e tmerrshme, makina përplas dhunshëm sherifët e rinj

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 10:56 | Bota

Janë publikuar pamjet e aksidentit të tmerrshëm, një ditë më parë në Kaliforni, ku një makinë që udhëtonte në kundërvajtje, përplasi një grup rekrutësh për sherifë, të cilët ishin duke bërë stërvitje.

Drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Nicholas Joseph Gutierrez, është vënë zyrtarisht nën akuzë për tentativë vrasje të shumëfishtë dhe po qëndron në masë sigurie "arrest me burg".

Videoja e marrë nga një kamera sigurie tregon makinën SUV që shkon drejt grupit të rekrutëve që po vraponin, duke i përplasur pa frenuar. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk humbi jetën. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=icBF0Akrdy8&t=27s

A2 CNN Livestream

Latest Videos