Pamjet e tmerrshme të shembjes së galerisë së minierës, dhjetëra minatorë të bllokuar

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 10:14 | Bota
Pamjet e tmerrshme të shembjes së galerisë së minierës,

Të paktën 4 minatorë janë konfirmuar të vdekur, ndërkohë që nuk dihet fati i 49 të tjerëve pas shembjes së një miniere qymyri në rajonin e Inner Mongolia.

Ngjarja ndodhi në minierën e operuar nga Xinjing Coal Mining Co, kur një masiv i madh dheu bllokoi të gjitha hyrjet në galeri.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin e tmerrshëm ndërkohë që një punë emergjente ka nisur për shpëtimin e minatorëve të bllokuar.

Qymyri është një burim kryesor energjie në Kinë, por minierat e saj janë ndër më vdekjeprurësit në botë, kryesisht për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë, pavarësisht urdhrave të përsëritura të qeverisë për përmirësime gjatë viteve.

Minierat e Kinës janë përpjekur gjithashtu të rrisin prodhimin gjatë vitit të kaluar nën një thirrje të qeverisë për furnizime më të mëdha dhe çmime të qëndrueshme. (A2 Televizion)

https://youtu.be/hWopM_PNDLA

A2 CNN Livestream

Latest Videos