Shpërthen sërish në Gaza, Izraeli ngre avionët kundër sulmeve me raketa

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 07:48 | Bota
Shpërthen sërish në Gaza, Izraeli ngre avionët kundër

Vijojnë të mbeten të larta tensionet në Lindjen e Mesme. Disa raketa u hodhën para agimit nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, i cili u përgjigj menjëherë duke ngritur në ajër avionët luftarakë.

Ministria e Mbrojtjes në Izrael informon se gjatë sulmeve u goditën një vend prodhimi armësh, një kompleks ushtarak që i përket organizatës terroriste Hamas, një klinike mjekësore, një hotel, një stacion policie dhe një shkollë, në pjesën qendrore dhe veriore të Gazës.

Sipas televizionit pan-arab "Al Arabiya", avionët izraelitë goditën gjithashtu një vend që i përket brigadave Al Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, pranë kampit të refugjatëve Al Shati, në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Ndërkohë sulmet me raketa nga militantët palestinezë nuk shkaktuan viktima në Izrael pasi sistemi i mbrojtjes raketore Iron Dome goditi pesë raketa, ndërsa një tjetër u rrëzua në një zonë të pabanuar.

Megjithatë, sirenat e alarmit u aktivizuan në Ashkelon, Sderot dhe qytete të tjera në afërsi të Rripit të Gazës, rreth orës 04:00 të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos