Një video tronditëse e publikuar në Telegram vetëm pak kohë pasi Ukraina nisi kundërofensivën ndaj Rusisë, tregon ushtarët e Vladimir Putin duke ekzekutuar shokët e tyre ushtarë teksa përpiqen të dezertojnë nga fushëbeteja.
Pamjet janë filmuar nga një dron ukrainas dhe video është 14 sekonda e gjatë. Aty shihen tre ushtarë rusë që i drejtojnë armët të paktën shtatë shokëve të tyre dhe duken qartë që zbrazin breshëri plumbash mbi ta.
Ushtarët që ikin duken të rraskapitur, mezi qëndrojnë në këmbë dhe mund të shihen duke hedhur helmetat e tyre në tokë kur shohin tre ushtarët e Putin që shfaqen aty pranë.
Ka pasur gjithashtu raportime për tërheqjen e trupave ruse ndërsa Ukraina depërton në linjat mbrojtëse të Moskës, me dhjetëra video të tjera të postuara në internet që tregojnë ushtarë të cilët vrapojnë nëpër fusha duke braktisur pozicionet e tyre. (A2 Televizion)