“Faleminderit në përjetësi!”, vila e Berlusconit mbushet me lule

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 12:48 | Bota

Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit, kavalierit Silvio Berlusconit. Katër herë kryeministri i Italisë, themeluesi i Mediaset dhe Fininvest, ish-presidenti i Milanit dhe ideatori i partisë Forca Italia, u shua të hënën në moshën 86-vjeçare pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit po organizohet një funeral shtetëror, gjatë të mërkurës, në Duomo të Milanos së tij të dashur. Është shpallur dhe një ditë zie kombëtare, në nderim të personazhit karizmatik që shënoi politikën dhe shtetin italian në dekadat e fundit.

Jashtë vilës San Martino të familjes Berlusconi, kangjellat janë mbuluar me buqeta lulesh, flamuj italianë dhe simbole të ekipit të futbollit Milan, por edhe të Monzës.

“Faleminderit në përjetësi!”, lexohet në shumë prej mesazheve të lëna pranë vilës. Në funeralin shtetëror pritet të marrin pjesë të gjithë liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në Itali, të Bashkimit Europian, por edhe të botës, që vlerësuan pa masë jetën dhe punën e Silvio Berluskonit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos