Pamjet spektakolare të ndjekjes së skafit me kokainë nga autoritetet amerikane

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 22:37 | Kapur në kamera
Pamjet spektakolare të ndjekjes së skafit me kokainë nga

Rojet bregdetare amerikane kanë bërë publike videon e një tjetër operacioni antidrogë në det të hapur ku shfaqen duke ndjekur një varkë shumë të fuqishme të ngarkuar me kokainë.

Operacioni është zhvilluar në Oqeanin Paqësor dhe në të shfaqet një garë shpejtësie mes forcave të ruajtjes së kufirit dhe trafikantëve të drogës.

Narkotrafikanët sapo panë se ndiqeshin nga autoritetet filluan të hedhin ngarkesën e kokainës në det për të humbur gjurmët, por edhe për të larguar peshë nga mjeti i tyre në tentativë për të lëvizur më shpejt.

Sipas autoriteteve amerikane, efektivët rikuperuan në det më shumë se 1 ton kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos