“Nuk ka vend për gabime”, ekuilibristi feston 40-vjetorin buzë shkëmbit

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 14:31 | Kapur në kamera

Një ekuilibrist profesionist ka realizuar një numër sa të rrezikshëm, po aq edhe spektakolar, duke u ngritur me duar buzë një shkëmbi 396 metra të lartë.

Video dramatike është realizuar në majën Rampestreken në Norvegji, ku Eskil Rønningsbakken realizon numrin me rastin e 40-vjetorit të lindjes. Në majë të shkëmbit, ekuilibristi ndërton një shkallë, prej nga edhe ngrihet me duar. “Në realizimin e këtij numri nuk ka vend për gabime, por kjo është puna ime”, tha vetë Rønningsbakken. “Kur je aty lart nuk sheh shumë pamje, pasi vëmendja kryesore është te mbijetesa, por para dhe pas numrit shijoj edhe unë natyrën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos