Tigri futet në shtëpi, e zë gjumi mbi krevat

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 22:37 | Kapur në kamera

Një video e shpërndarë nga skuadra e mbrojtjes së kafshëve në Assam të Indisë tregon momentin e jashtëzakonshëm kur një tigër, i futur brenda një shtëpie, e zë gjumi mbi krevat. Sipas zyrtarëve të “Wildlife Trust India”, tigri ishte futur në garazhin e shtëpisë për t’i shpëtuar përmbytjeve të shkaktuara në ditët e fundit për shkak të shirave të rrëmbyer.

Të zotët e shtëpisë u tmerruan kur zbuluan kafshën e egër, një tigër femër e rritur, në banesën e tyre. Sipas “The Mirror”, ata kërkuan menjëherë ndihmë, por mbrojtësit e kafshëve e lanë fillimisht të flinte, pasi kuptuan se ishte shumë e lodhur nga përpjekjet që kishte bërë për t’iu larguar stuhisë. Më pas ata përdorën fishekzjarrë për ta zgjuar dhe arritën ta largonin nga banesa, 8 orë pasi ishte futur aty.

Koha e keqe dhe shirat e rrëmbyer i kanë bërë më të prekura kafshët e egra të zonës, si tigrat dhe rinocerontët, pasi duke u afruar në zonat e banuara bëhen pre më të lehta për gjahtarët e paligjshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos