
Ambasada amerikane në Prishtinë ka ngritur alarmin për mungesën e vaksinës për personelin e saj, në një kohë kur Amerika po bën përpara me vaksinimin e popullatës.
“Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë.
Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19. Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. (A2 Televizion)