Pandemia e Covid-19 në botë, OBSH: Sheshohet kurba e infektimeve, por në Europë rriten vdekjet

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 12:17 | Bota
Pandemia e Covid-19 në botë, OBSH: Sheshohet kurba e infektimeve, por

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në rang global, duket se po sheshohet pas një rritje gati 2 mujore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH raportoi më shumë se 4.5 milionë infektime të reja dhe 68 mijë vdekje në të gjithë botën javën e kaluar, një rritje shumë e lehtë krahasur me një javë më parë.

Bota përjetoi stabilizim të rasteve në muajin maj, siç vërën Organizata Botërore e Shëndetësisë, por varianti Delta nixit një valë të re në shumë vende.

Në europë dhe dy Amerikat, pati një rritje të vdekjeve me respektivisht 11 dhe 10%. Për ekspertët, Delta mbetet kërcënim I madh.

“Varianti delta është një kërcënim real që ka testuar kapacitetin e sistemeve më të zhvilluara shëndetësore. Transmetueshmëria më e lartë nënkuton se vatra të vogla rastesh nxisin shumë shpejt shpërthime të mëdha. Nëse hyn në shtëpi, virusi infekton më lehtësisht personat.”, shprehet Dr. Takeshi Kasai, Drejtor rajonal për Paqësorin Perëndimor.

Një studim i publikuar të martën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ,konfirmoi se vaksinat mbeten tejet efikase në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve nga Covid-19.

Por të dhënat sugjerojnë se efektshmëria e vaksinave të përdorura në SHBA, Pfizer, Moderna dhe Johnson and Johnson, kishte rënë nga 91% në 66% në mbrojtjen nga infektimi kur Delta u bë variant dominues në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos