Pandemia e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë shtyn masat shtrënguese përtej 3 prillit

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 16:35 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë, pas konsultimeve mes ekspertët e Shëndetit Publik dhe me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ka vendosur të zgjasë masat shtrënguese kundër pandemisë së koronavirusit përtej datës 3 prill.

Kështu Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën me dije se masat shtrënguese që ishin parashikuar deri në ditët e para të prillit do të vijojnë të jenë në fuqi deri në përfundimin e kësaj pandemie.

Pas këtij vendimi të autoriteteve, shkollat, lokalet, mbledhjet publike, klinikat dentare, restorantet, fast-food-et do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar. Vendimi hyn menjëherë në fuqi.

"Dua të sqaroj për qytetarët se duke filluar nga dita e sotme: Të gjithë familjet dhe individët që përfitojnë ndihmën ekonomike do të përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten për të kryer aplikimin për përfitimin e kësaj pagese, pasi ai do të jetë online", deklaroi Manastirliu (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos