
Shishtaveci, për shkak të pandemisë, si asnjëherë më parë, nuk e ka festuar Shën Gjergjin, ditën e luleve, një festë pagane simbol i ndarjes nga periudha e gjatë e dimrit dhe ardhjes së verës.
Por pavarësisht kësaj, gratë e zonës nuk kanë harruar ceremonialin kryesor për nder të kësaj dite, veshjen e vajzave me kostume popullore të zonës, si dhe mbledhjen e degëve të mështeknës dhe luleve.
Në kohë normale, kjo festë shumë e rëndësishme për banorët e zonës do festohej me shfaqje folklorike, panair gastronomie, gara me kuaj si dhe aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore me pjesëmarrjen e banorëve vendas, emigrantëve dhe shumë vizitorëve, kryesisht shishtavecarë të shpërngulur në Tiranë, Kukës, etj.
Shishtavecarët e kanë trashëguar ndër shekuj madje i japin gjallëri çdo vit e më shumë Shën Gjergjit. (A2 Televizion)