Ndotja plastike është një fenomen negativ qe ka prekur edhe terrenet më të vështira të tokës. Tani shkencëtarët tregojnë se sasi tepër të mëdha po qëndrojnë në fund të oqeaneve.
Rreth 14 milionë ton të mikroplastikës mendohet se pushojnë në thellësitë e deteve, 35 herë më shumë se plastika që lundron në sipërfaqe.
Rreth 14 milionë ton të mikroplastikës mendohet se pushojnë në thellësitë e deteve Në thellësitë 35 herë më shumë se plastika që lundron në sipërfaqe Në fund të deteve dhe oqeaneve ka 35 herë më shumë ndotje plastike nga se mendohej Krijesat e detit janë të parat që vuajnë nga plastika e tepërt Krijesat e detit janë të parat që vuajnë nga plastika e tepërt Krijesat e detit janë të parat që vuajnë nga plastika e tepërt Ndotja prek edhe ishujt dikur parajsa të turizmit botëror
Zbulimi është bërë nga një studim i Agjencisë Kombëtare të Shkencës në Australi. Duke përdorur një robot nënujor, kërkuesit mblodhën 51 kampionë nga disa zona të ndryshme në ujërat e Australisë.
Studimi i tyre zbuloi se në fund të deteve dhe oqeaneve ka 35 herë më shumë ndotje plastike nga se mendohej nga vlerësimet e kaluara. (A2 Televizion)