
Sot hyjnë në fuqi masat e paralajmëruara më parë nga autoritetet e Malit të Zi, që do të kërkojnë disa masa parandaluese për personat që dëshirojnë të kalojnë kufirin nga Shqipëria.
Hyrje-daljet nga pikat kufitare do të mundësohen vetën në qoftë se personi do të paraqesë dokumente që vërtetojnë kryerjen e testit PCR, ose tamponit negativ brenda 72 orëve, ose certifikatën e vaksinimit me të dyja dozat, ose testin serologjik që vërteton se ke kaluar COVID, në një afat brenda 180 ditësh.
Autoritetet malazeze specifikojnë se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve, si më poshtë:
1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga.
Vendimi vjen nga rritja e bilancit të pandemisë së koronavirusit, që detyroi edhe Bashkimin Europian të hiqte Shqipërinë gjatë javës nga lista e vendeve të sigurta. (A2 Televizion)