Është rënduar situata në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Dhjetëra familjarë së bashku me të afërmit e tyre të sëmurë me virusin vdekjeprurës qëndrojnë për orë të tëra në pritje, madje dhe në ambientet e brendshme të spitalit për t’u liruar një vend.
Disa ambulanca janë parkuar në ambientet e jashtme të këtij spitali duke pritur të lënë pacientët e marr. Mungesa e shtretërve i bënë mjekët që të japin shërbim edhe në oborrin e Sanatoriumit.
Të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të afërmëve, qytetarët u kërkojnë llogari mjekëve për shtrimin e tyre.
Ndonëse paralelisht me spitalet Covid 1 dhe Covid 2 janë hapur edhe dy spitale të tjera për përballimin e pandemisë. Megjithatë pacientët vijojnë të marrin shërbim në autoambulanca. (A2 Televizion)