
Maqedonia e Veriut ka shënuar 28 viktima dhe 929 raste të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se Shkupi mbetet vatra më e nxehtë në vend me 417 infeksione.
Lajmi i mirë është se mbi 1 mijë pacientë e kanë fituar betejën me pandeminë, ndërsa vendi fqinj numëron mbi 21 mijë raste aktive.
Me shifrat e sotme, bilanci i fataliteteve shkon në 2051, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në mbi 70 mijë. (A2 Televizion)