Pandemia koronavirus në SHBA, shtohen të shtruarit në spitale, 99% të pavaksinuar

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 14:11 | Bota
Pandemia koronavirus në SHBA, shtohen të shtruarit në spitale,

Shtrimet në spitale pas infektimit me Covid-19 po kapin majat në dhjetra shtete amerikane. 99% e tyre janë të pavaksinuar, konfirmojnë autoritetet shëndetësore. Prania e variantit Delta në Shtetet e Bashkuara po vendos në vështirësi strukturat spitalore.

 “U shua për një ditë.” Rob Tersteeg, një bashkëshort dhe baba. Ishte 46 vjeç, I shëndetëshëm dhe pa sëmundje shoqëruese, por muajin e kaluar vdiq nga Covid-19.

“Rob mendonte se ishte I pamposhtur. Nuk u vaksinua kurrë. Dëshira e tij ishte të ndaja këtë histori.”, u shpreh bashkëshortja e tij Amy Tersteeg.

Një histori që po bëhet e zakonshme në të gjithë vendin. Shtrimet në spitale po kapin majat në disa shtete, ato me ngjyrë të kuqe, dhe kanë një të përbashkët.

 “99% e njerëzve në spitale me Covid janë të pavaksinuar.” thotë Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Varianti shumë I transmetueshëm delta është përgjegjës për 60% të rasteve të reja në SHBA.

 “Vaksinat që kemi, Moderna, Pfizer dhe Jonson & Johnson janë efikase në mbrojtjen ndaj variantit delta. Të pavaksinuarit po shkojnë në spitale dhe vdesin. Të imunizuarit jo.”

Aktualisht, pak më shumë se 56% e njerëzve që mund të vaksinohen janë imunizuar plotësisht.

 “Rob më pa dhe tha: vaksino shpejt fëmijët. Nuk dua t’i shoh si unë. Vaksinova fëmijët menjëherë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos