
Një vëzhgim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit ka arritur në përfundimin se pandemia e koronavirusit ka ndërprerë funksionimin normal të sistemit shëndetësor në pjesën më të madhe të vendeve.
Sipas studimit të kryer në periudhën mars-qershor, shumë takime periodike me mjekët janë anuluar, ndërkohë që pandemia ka prekur në mënyrë të ndjeshme trajtimin e personave me sëmundje kronike, përfshirë ata me kancer.
Situata është raportuar më e vështirë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme e ndërsa shërbimet e emergjencës janë prekur në 25% të vendeve. (A2 Televizion)