Pandemia në Britani, hetimi: Qeveria dështoi në menaxhimin e fazës fillestare

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 16:12 | Bota
Pandemia në Britani, hetimi: Qeveria dështoi në menaxhimin e

Qeveria britanike dështoi në menaxhimin e fazës fillestare të pandemisë koronavirus. Konfirmimi vjen nga një raport i përpiluar nga deputetët e Dhomës së Komunëve.

Në hetimin e tyre thuhet se Mbretëria e Bashkuar nuk bëri shumë për të frenuar përhapjen e Covid-19 në fillim të pandemisë dhe ky ishte një ndër dështimet më të këqija ndonjëherë në mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Plani i qeverisë, i mbështetur nga shkencëtarët britanikë, ishte të menaxhohej situata dhe të arrihej imuniteti i tufës me anë të infektimit, shkruhet në raportin e ligjvënësve.

Kjo çoi në shtyrje të vendosjes së izolimit të parë dhe për pasojë mijëra jetë njerëzore u humbën. Raporti nënvizon dhe sukses të qeverisë britanike, ndër to dhe fushata e vaksinimit ndaj Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos