Disa javë më parë edhe India mori masa drastike sa i takon izolimit të popullit. Në Indi janë karantinuar 1,3 miliardë banorë, ndërsa policia me vendosmëri po ruan udhëzimet e qeverisë për ruajtjen e karantinës. Disa ditë më herët, pamje të transmetuara globalisht tregonin edhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj qytetarëve që thyenin rregullat e karantinës. Për të kuptuar se si po përjetohet pandemia në Indi, foli në A2 Greta Beqiraj, e cila aktualisht ndodhet në New Delhi. (A2 Televizion)
Pandemia në Indi, izolimi si ndërgjegjësim dhe zbatimi i masave nga policia
