Save the Children ngre alarmin: 50 të mitur në të ftohtë dhe vetëm në Bosnjë-Hercegovinë

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 20:57 | Ballkani
Save the Children ngre alarmin: 50 të mitur në të ftohtë dhe

Të paktën 50 adoleshentë jetojnë në ambiente të hapura, në ndërtesa të braktisura ose strehëza të improvizuara në Bosnjë-Hercegovinë pa ndonjë mbrojtje dhe me rreziqe serioze për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Ky është alarmi i ngritur nga “Save the Children, për emigrantët e pashoqëruar nën moshën 18 vjeç "të lënë në të ftohtë dhe pa mbikëqyrjen e një të rrituri".”

"Të miturit që po përballen me përpjekjen për të arritur Evropën vetëm, janë pjesë e 2,500 emigrantëve të cilët, sipas vlerësimeve, janë shpërndarë në të gjithë vendin pa strehimin e duhur. Me temperaturat që bien nën zero gjatë natës dhe infeksionet Covid- 19 që vazhdojnë të rriten, këta adoleshentë i kalojnë ditët dhe netët e tyre jashtë, të ekspozuar ndaj rrezikut të abuzimit dhe dhunës", shpjegon organizata .

"Kam fjetur në një ndërtesë të amortizuar për dy muaj, duke ngrënë ushqimin që kam marrë nga organizata humanitare ose ndonjë qytetar lokal. Është shumë ftohtë për të qëndruar në ndërtesa si kjo. Ne ndezim zjarre për t'u ngrohur, por më pas nuk mund të marrim frymë për shkak të tymit ", i tha Save the Children një djalë 17-vjeçar në qytetin e Bihać.

Sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 500 të mitur të pashoqëruar në qendra të ndryshme të pritjes në vend, së bashku me rreth 450 fëmijë me familjet e tyre.

“Pas mbylljes së dy kampeve të mëdhenj vitin e kaluar, numri i vendeve në dispozicion për refugjatët dhe emigrantët në Bosnjë dhe Hercegovinë është ulur në mënyrë drastike. Refugjatët dhe emigrantët, përfshirë fëmijët, mund të regjistrohen vetëm kur hyjnë në mjediset zyrtare të pritjes" shpjegon organizata në një deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos