Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi: Ballkani Perëndimor duhet të ketë qasje më të shpejtë ndaj vaksinës

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 13:45 | Ballkani
Komisioneri për Zgjerim, Varhelyi: Ballkani Perëndimor duhet të

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi  Europian qëndron krah partnerëve në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër covid-19. Varhelyi pohon se në takimin e Këshillit Europian kishte theksuar nevojën për t’i mundësuar qasje më të shpejtë ndaj vaksinës, vendeve të rajonit. 

Mënyra e shpërndarjes së vaksinave është kritikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, në disa raste. Për këtë reagim ambasada franceze dërgoi një notë proteste, ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u shpreh i habitur.

Ndërkohë, Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit me disa qindra doza, të cilat u janë administruar mjekëve dhe personelit shëndetësor në spitalet Covid. Ndërkohë, në javët dhe muajt në vazhdim priten doza të tjera. Rama deklaroi në 1 janar se ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer për 500 mijë doza, ndërsa vendi gjithashtu është pjesë e nismës Covax për sigurimin e dozave të mjaftueshme për vaksinim masiv. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/19/kritikat-ndaj-be-se-per-vaksinat-rama-nuk-i-servilosem-kujtdo-qe-flet-gjuhe-te-huaj-turp-per-ata-qe-mbrojne-be-ne-nga-une/
https://a2news.com/2021/01/16/ambasada-franceze-reagon-ndaj-rames-kryeministri-dha-informacion-te-pavertete/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2021/01/18/zemerimi-me-be-balla-ne-absolut-4-95-e-vaksinave-ne-10-shtete-duhet-te-ishin-treguar-me-solidare/
https://a2news.com/2021/01/12/soreca-per-zerin-e-amerikes-i-habitur-nga-kritikat-e-rames-per-vaksinen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos