
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 373 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Infeksionet vijnë nga 2345 testime dhe qyteti më i prekur vijon të mbetet Shkupi me 135 raste.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar po ashtu për 8 viktima, për një total prej 3018 vdekjesh.
Lajm i mirë është se 309 pacientë e kanë mposhtur betejën me koronavirusin, ndërsa mbi 6300 infeksione në vend mbeten ende aktive.
Që nga nisja e pandemisë, vendi fqinj ka regjistruar mbi 98 mijë të infektuar. (A2 Televizion)