Serbia i dhuron 2 mijë doza të vaksinës ruse, Malit të zi

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 07:41 | Ballkani
Serbia i dhuron 2 mijë doza të vaksinës ruse, Malit të zi

Pasi i dhuroi 200 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut dhe teksa po e kalon me sukses procedurën e imunizimit të qytetarëve të saj, Serbia angazhohet edhe në dhurimin e të tjera dozave. Këtë herë, drejt Malit të Zi. Ndonëse me sasi shumë më të vogël, por sikurse njoftojnë autoritetet 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë sot në Mal të zi.

“Dy mijë doza të tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ministrja malazeze e Shëndetësisë.

Mali i zi paraqitet më keq nga të gjithë vendet e rajonit me virusin, teksa numëron mbi 1300 të infektuar për 100 mijë banorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos