
Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 404 raste të reja dhe 8 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Infeksionet vinë nga 2727 testime dhe pjesa më e madhe e tyre u regjistruan në Shkup.
Po ashtu, autoritetet njoftuan se 101 pacientë e mposhtën koronavirusin për një total prej mbi 83 mijë të shëruarish.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 94 mijë. Prej tyre 2,916 persona nuk e kanë fituar betejën ndërsa 7,948 raste janë ende aktive. (A2 Televizion)