Pandemia në Maqedoninë e Veriut, nga e premtja shtohen masat, zgjatet ora policore

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 07:49 | Ballkani
Pandemia në Maqedoninë e Veriut, nga e premtja shtohen masat, zgjatet

Maqedonia e Veriut ka vendosur të shtrëngojë edhe më tej masat kundër koronavirusit për shkak të shifrave ende të larta të infektimeve të reja dhe për këtë arsye do të zgjasë orën policore edhe me tre orë të tjera.

Njoftimin e bëri kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe, sipas të cilëve, masat do të aplikohen nga 18 dhjetori deri më 20 janar të vitit që vjen. “Festonin me përgjegjësi”, ishte apeli i tyre duke iu referuar shifrave me koronavirus.

“Situata është e qëndrueshme, por na shqetëson shtrimi në spitale”, shtoi Felipçe.

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut u kryen 2902 testime për koronavirusin dhe prej tyre 881 kanë rezultuar pozitivë, ose 30 për qind e testeve të kryera. Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë të diagnostikuar me Covid, ndërsa janë shëruar 806 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos