
Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson, trivaksinat anti-covid janë një shans për t’i dhënë fund pandemisë, por miliona persona nuk i duan ato.
Tani Shtetet e Bashkuara po raportojnë më tepër se 50 mijë raste në ditë, një rritje me 60% nga java e kaluar. Shtrimet në spitale janë dyfishuar në 3 javët e fundit. E gjithë kjo situatë është krijuar nga varianti Delta.
Në 44% të SHBA-ve ka transmetim të lartë të Covid-19, sipas vlerësimeve të CDC. Kjo do të thotë se incidenca është 100 raste për 100 mijë banorë, të paktën 10% pozitivitet në 7 ditët e fundit.
Kjo situatë është parë në çdo kontetë Mizurit, Luizianës, Misisipit dhe Alabamës. Në Arkansas është thuajse i gjithë territori, po ashtu edhe në Florida, që ka pasur më shumë vdekje nga Covidi se çdo shtet tjetër në javën e fundit.
“Mbi 90% e pacientëve që shtrohen në spital janë të pa vaksinuar”, tha dr. Hanyatallah, shef i personelit mjekësor, Miami.
“Janë të dëshpëruar pasi po vuajnë për ajër”, tha Tammy Daniel, shef i infermierëve, Jacksonville. (A2 Televizion)