Sonte do të flasim për pandeminë e Covid-19 në vendin tonë. Pothuajse një vit nga nisja e kësaj beteje për shëndetin, shqiptarët janë të lodhur nga sëmundja, si shumëkush tjetër në botë, dhe duke pritur që e gjithë kjo të marrë fund. Por, është ende herët pët të lëshuar. Shumë vende janë ende të mbyllura, megjithëse më të fuqishme se Shqipëria, e megjithëse kanë shëndetësi shumë më të zhvilluar se ne. Disa ekspertë e quajnë këtë moment pushimi midis pjesës së parë dhe të dytë, si në futboll. Çka do të thotë se ka ende lojë. Por, kjo është një lojë e dhimbshme dhe që tani kemi humbur shumë nga të dashurit tanë. Dhe në mesin e gjithë kësaj, fushata elektorale. Forcat politike që do të përballin vullnetet më 25 prill. Fushata ka rezultuar e pakujdesshme, hera-herës, duke mohuar realitetin vdekjeprurës pranë nesh. Për të folur për pandeminë, vaksinat, punën deri tani dhe planet për të ardhmen, sonte në “Absolut 4” janë të ftuar mjekët Skënder Brataj, Gazmend Koduzi dhe Arben Pilaca, e gjithashtu gazetarja Klodiana Kapo. Vetting-u qëndron në Strasburg Të ftuar: Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN Ledio Braho, jurist. (A2 Televizion)
Pandemia, një vit më pas
