Pandemia, rekord të infektuarish dhe 123 viktima në 24 orë në Francë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 21:38 | Bota
Pandemia, rekord të infektuarish dhe 123 viktima në 24 orë

Franca mund të thuhet fare mirë se gjendet në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Pas disa ditësh me shtim rastesh të reja të infektuarish, autoritetet raportuan një bilanc rekord viktimash dhe të prekurish me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e fundit u regjistruan 13.215 të infektuar dhe 123 viktima. Situata paraqitet e rënduar në universitet ku raportohen disa vatra të infektuarish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos