Pandemia, rinis punën zyra konsullore e ambasadës në Romë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 17:14 | Aktualitet
Pandemia, rinis punën zyra konsullore e ambasadës në Romë

Ambasada e Shqipërisë në Romë njofton se Zyra Konsullore do të rifillojë shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00.

Zyra konsullore në ambasadën e Romës u mbyll mbrëmë pasi një prej punonjësve të saj rezultoi i prekur me koronavirus.

Testimit iu nënshtruan dhe punonjësit e tjerë të administratës si dhe u dezinfektuan të gjitha ambientet e ambasadës shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos