
Shtëpia e Bardhë bëri me dije se po detajon një plan, sipas të cilit, së shpejti mund të nisë vaksinimin kundër koronavirusit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç.
Burime nga Shtëpia e Bardhë raportojnë se ky plan do të nisë të zbatohet sapo të merret drita jeshile nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, së shpejti, do të mund të vaksinohen ndaj COVID-19 te mjekët pediatër, farmacinë lokale dhe ndoshta dhe në shkolla.
SHBA-ja ka rezerva të mjaftueshme të vaksinës Pfizer për të vaksinuar afërsisht 28 milionë fëmijë, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)