Panik në bord, momenti i frikshëm kur avioni prek tokën me gomën e përparme të dëmtuar

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 18:17 | Aktualitet

Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët dhe stafi i një aeroplani të kompanisë “Ryanair” gjatë uljes në aeroportin e Dublinit ditën e djeshme.

Avioni FR5542, që vinte nga Liverpooli, pati një problem me gomën e përparme gjatë uljes, por fatmirësisht nga ky incident nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Mbërritjet e avionëve në aeroportin e Dublinit u pezulluan gjatë incidentit dhe Pista Jugore në aeroport mbeti e mbyllur gjatë gjithë mbrëmjes.

Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e aksidentit të avionit, ndërsa piloti arriti ta mbajë avionin në pistë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/30/pasagjeri-tape-detyron-pilotin-te-ule-avionin-arrestohet-sapo-ve-kemben-ne-toke/
https://a2news.com/2023/04/04/kamioni-perplaset-ne-piste-me-avionin-e-mbushur-me-pasagjere-shoferi-humbi-ndjenjat/
https://a2news.com/2023/02/24/7-oret-e-makthit-per-300-pasagjere-avioni-ulet-aty-ku-u-ngrit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos