Panik në Bukuresht, trajneri pëson infarkt gjatë ndeshjes

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 08:43 | Futboll
Panik në Bukuresht, trajneri pëson infarkt gjatë ndeshjes

Një ngjarje e tronditëse u regjistrua në kampionatin rumun të futbollit, atje ku takimi mes Dinamos së Bukureshtit dhe Krajovas për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

Takimi u ndërpre në minutën e 25-të pasi trajneri i kryeqytetasve, Eugen Neagoe u rrëzua pa ndenja si pasojë e një infarkti.

Menjëherë në fushë hyri ambulanca duke i dhënë 51-vjeçarit ndihmën e shpejtë, ndërsa lojtarët dhe shkallët e stadiumit u pushtuan nga paniku. Situata dramatike zgjati për disa minuta, por fatmirësisht, trajneri arriti të përmendej, ndërsa u transportua në spital për të stabilizuar gjendjen.

Ndeshja rifilloi normalisht, me Krajovan që arriti të marrë një fitore 2 me 0 përballë vendase të Dinamos. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=-6-54tiwAfI&t=98s

A2 CNN Livestream

Latest Videos