
Autoritetet kineze raportuan 17 raste të reja pneumonie të shkaktuara nga një lloj i ri virusi, duke rritur shqetësimin për përhapjen e tij, ndërsa vendi përgatitet për të festuar vitin e ri hënor, ku miliona njerëz udhëtojnë.
Sipas autoriteteve shëndetësore në bashkinë Wuhan, 3 nga pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri tani raportohen 62 të infektuar nga lloji i ri i koronavirusit, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Pas paralajmërimeve nga Organizata Botërore e Shëndetit për mundësinë e përhapjes së këtij virusi, autoritetet aeroportuale në SHBA, Japoni, Tajlandë, Kore e Jugut, Singapor dhe Malajzi po kontrollojnë më me detaje pasagjerët nga Ëuhan.
Virusi i ri është nga e njëjta familje e madhe e koronavirusëve që përfshin SARS, i cili iu mori jetën rreth 800 njerëz në të gjithë Botën gjatë viteve 2002-2003 dhe që filloi gjithashtu në Kinë. (A2 Televizion)