Panik në mes të detit, trageti shpërthen në flakë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 07:55 | Bota
Panik në mes të detit, trageti shpërthen në flakë

Një traget me 120 pasagjerë në bord mori zjarr të dielën në mes të detit në Filipine duke shkaktuar një panik të madh te të pranishmit.

Fatmirësisht menjëherë në ndihmë të tragetit M/V Esperanza Star shkoi një anije e rojës bregdetare, e cila me një top uji nisi të shuante flakët.

Trageti udhëtonte nga provinca Siquijor në Bohol në Filipinet qendrore, teksa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Videot e publikuara nga Roja Bregdetare tregojnë flakë dhe tym të zi që del nga kuvertat në njërin skaj të tragetit, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe dy anije peshkimi të cilat evakuuan shumë nga pasagjerët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos